“Lëndim i rëndë trupor” – dërgohen në mbajtje 4 persona në Prishtinë

“Lëndim i rëndë trupor” – dërgohen në mbajtje 4 persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë, katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor.

Njëri prej tyre edhe i është konfiskuar arma.

“Nga hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor, që kanë ndodhur me datën  02.06.2024, në rrugën “Shpëtim Robaj”në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personave të dyshuar.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Njërit prej personave të dyshuar i është iniciuar edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, pasi të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri”.