Lekaj: Nëse zgjedhjet mbahen nesër, AAK-ja merr 12.5 për qind
Nëse mbahen zgjedhjet nacionale nesër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës merr 12.5 për qind të votave.
Të paktën kështu ka deklaruar deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili ka shprehur optimizëm për rezultatet e partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme nacionale.
“Atë që e dimë ne si Aleancë, unë nuk mund të them as që jemi 20 as 15, do të thotë reale është 12.5 për qind. Pa shtytje që AAK-ja, nesër të del të zgjedhje i kemi 12.5 pëër qind. Ndërsa, pretendojmë të shkojmë, kur fillon fushata, me punën që po e bëjmë të rritet dhe mendoj që do të jetë befasia në këto zgjedhje AAK-ja.
Jemi duke punuar në terren, jemi duke komunikuar me qytetarët e sidomos në diasporë ka përmirësime të dukshme dhe përkrahje të fuqishme. E kemi parë që kjo Qeveria e ka zbrazë vendin dhe më shumë janë jashtë qytetarët tanë sesa brenda. Prandaj është edhe te mërgata, sepse dihet me votën e mërgatës ka ardhë në qeverisje zoti Kurti”, ka thënë Lekaj në “FIVE” të Dukagjinit.