
Le ta provojnë fatin. Se në Kosovë, fatin nuk e provojnë më qytetarët
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rastit të aplikimit të kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, këshilltar i Albin Kurtit, për licencë të shitjes së rrymës.
Ai ka kritikuar mënyrën që po shpërndahen benefitet publike në vend, duke vënë theksin te favorizimi i familjarëve të pushtetit në subvencione, grante dhe në shitblerje të megavatëve.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se familjarët e pushtetarëve në Kosovë e provojnë fatin me grant dhe shitblerje të megavatëve.
“Le ta provojnë fatin. Se në Kosovë, fatin nuk e provojnë më qytetarët – por familjarët e pushtetarëve. Edhe në subvencione, edhe në grante, edhe në shitblerje të megavatëve”.
“Fat familjarëve. Kosovës ndërsa i duhet një ‘SPAK’. Le ta ‘provojnë fatin’ aty më pas. Do ta bëjmë!”, ka thënë Abdixhiku.