LDK premton miliona euro investime në sport, kulturë dhe turizëm
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka premtuar miliona euro investime në sport, kulturë dhe turzëm.
“Kosovës i duhen ambicie të mëdha. Ambicie që bëjnë të ardhmen e na nxjerrin nga moçali i thellë i pështymave, ndarjes e propagandës”, ka thënë kryetari i LDK-së.
Postimi i plotë i Abdixhikut:
Në Prishtinë prezantuam programin për Sport, Kulturë dhe Turizëm. Prezantuam projektet kryesore infrastrukturore – një ambicie sa e madhe aq e guximshme – që për katër vite do të transformojnë rrënjësisht peisazhin e Kosovës në këto fusha.
Në Sport ⚽️🏀🥎, prezantuam:
– 100 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Sportit në Bërnicë të Prishtinës.
– Qendra do të ketë STADIUM KOMBËTAR me 25 mijë deri në 30 mijë ulëse;
– PALLAT KOMBËTAR me salla moderne për sportet e dorës (basketboll, hendboll e volejboll);
– 2 Pishina Olimpike;
– Prezantuam dhe ndërtimin e 5 STADIUMEVE RAJONALE të kategorisë 3 dhe 4 të UEFA-s në Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Pejë e Prizren.
Në Kulturë 🎭🎨🎶, prezantuam:
– Ndërtimin e Teatrit të Operas dhe Baletit Dr. Ibrahim Rugova, në vlerë prej 25 milionë eurove;
– Ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar të Kosovës;
– Ndërtimin e Muzeut Bashkëkohor në vlerë prej 10 milionë eurove;
– Themelimin dhe ndërtimin e Muzeut të Paqes dhe Rezistencës;
– Adoptimin e 10 Qendrave Multifunksionale në 10 qytete të Kosovës, në modelin e adoptimit të Bibliotekës ‘Hivzi Sylejmani’ në Prishtinë.
Në Turizëm 🗻⛰️🚠, prezantuam:
– 80 milionë euro investime në resortin modern turistik në Brezovicë;
– 50 milionë euro investime në resortin e Pejës.
Kosovës i duhen ambicie të mëdha. Ambicie që bëjnë të ardhmen e na nxjerrin nga moçali i thellë i pështymave, ndarjes e propagandës.
Unë besoj në Republikën e Kosovës!
Ndryshimi është i mundshëm!
Bëhu Ndryshimi!