LDK-ja ngre shqetësime për çmimin e papërballueshëm në faturat e energjisë elektrike

LDK-ja ngre shqetësime për çmimin e papërballueshëm në faturat e energjisë elektrike

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nëpërmjet një konference për medie, ka ngritur shqetësimet rreth çmimeve të papërballueshme në faturat e energjisë elektrike.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka shpalosur dështimet e qeverisë në fushën e energjisë elektrike, përderisa dha alternativa dhe zgjidhje të këtij problemi i cili po i rëndon qytetarët e Kosovës.

“Teksa çmimi i rrymës u ngrit dy herë, dhe mafisë energjetike me njerëz të Kurtit si Martin Berishaj e Nagip Krasniqi iu rritën shifrat e të hyrave nëpër xhirollogaritë bankare, kjo qeveri për tre vite s’i ka rritur as për një megavat kapacitetet e gjenerimit të energjisë elektrike. Në një moment, Kosova e pati mundësinë për ta ulur varësinë nga thëngjilli me projektin amerikan të gazit, por ministrja e Ekonomisë e refuzoi duke u arsyetuar se projekti ka kosto të lartë dhe se me ato mjete mund të bëhen investime tjera me risk më të ulët. Por, në mbi 900 ditë qeverisje, asnjë investim nuk u bë në këtë fushë. Zero’’, k thënë Azemi.