HomeAktualeLDK-ja miraton me unanimitet kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

LDK-ja miraton me unanimitet kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

spot_img

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka miratuar me unanimitet të plotë marrëveshjen politike për tejkalimin e krizës institucionale dhe përmbylljen e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Në deklaratën e publikuar pas mbledhjes, LDK-ja bëri të ditur se ka mbështetur nominimin e profesor Bekim Sejdiu për President të Kosovës.

Sipas LDK-së, vendimi është marrë në përputhje me mandatin e dhënë nga Kuvendi i partisë, procedurat vendimmarrëse dhe përgjegjësinë për garantimin e stabilitetit institucional dhe funksionimin e rendit kushtetues.

Në deklaratë theksohet se procesi nuk lidhet vetëm me zgjedhjen e një individi, por me ruajtjen e institucioneve të Republikës, shmangien e një krize të re politike dhe krijimin e kushteve për funksionim të qëndrueshëm institucional.

LDK-ja vlerëson se Sejdiu i përmbush kriteret për këtë detyrë, duke veçuar përgatitjen e tij si jurist, përvojën si profesor universitar, diplomat dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Kandidatura e tij i shërben nevojës së vendit për një President që qëndron mbi ndarjet partiake, respekton me përpikëri Kushtetutën dhe përfaqëson Republikën me seriozitet brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në deklaratë.

Kryesia e LDK-së u ka bërë thirrje deputetëve të Grupit Parlamentar të kësaj partie që gjatë votimit të veprojnë në përputhje me autorizimet e Kuvendit të LDK-së, vendimin e Kryesisë dhe përgjegjësinë si përfaqësues të partisë.

Në fund, LDK-ja ka theksuar se do të vazhdojë të veprojë me “maturi, unitet dhe përgjegjësi”, duke vendosur mbi të gjitha interesin e Republikës së Kosovës.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...