HomeAktualeLDK-ja dhe PD-ja arrijnë marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e 7 qershorit

LDK-ja dhe PD-ja arrijnë marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet e 7 qershorit

spot_img

Partia e Drejtësisë në zgjedhjet e 7 qershorit do të garojë së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kështu është bërë me dije përmes një komunikate për media nga vetë Partia e Drejtësisë.

“Pas zhvillimeve të fundit politike dhe marrëveshjes së arritur për bashkëpunim në kuadër të zgjedhjeve të 7 qershorit 2026, vlerësojmë se ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të stabilitetit politik, përgjegjësisë shtetërore dhe rikthimit të besimit qytetar në institucionet e Republikës së Kosovës. Ky nuk është vetëm një bashkim elektoral, por një angazhim për krijimin e një fryme të re bashkëpunimi politik, dialogu institucional dhe mobilizimi të potencialeve më të mira profesionale e kombëtare në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit. Në këtë frymë, konsiderojmë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka dëshmuar gatishmëri për reflektim, hapje dhe bashkim të energjive shtetformuese të vendit, duke konfirmuar kapacitetin e saj për ndryshim dhe për marrjen e përgjegjësive të mëdha shtetërore në periudhën që kemi përpara. Po ashtu, Partia e Drejtësisë ka vendosur që në këto zgjedhje të mbështesë këto procese pozitive dhe të japë kontributin e saj maksimal në funksion të suksesit të përbashkët politik dhe shtetëror. Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim, maturi politike, stabilitet institucional dhe vizion të qartë zhvillimor. Qytetarët presin zgjidhje konkrete, përgjegjësi dhe përkushtim serioz ndaj interesit publik. Në këtë rrugëtim, do të angazhohemi me përkushtim të plotë për t’i shërbyer Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka njoftuar PD-ja.

Lajmet e Fundit

Policia e Kosovës certifikon 21 operatorë të rinjë të Drejtorisë së Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë

Me datën 4 shtator 2026 në ambientet e Qendrës së Njësive Speciale “Enver Zymeri”,...

OKB-ja miratoi hartën e re të botës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar për miratimin e një harte...

Kusari-Lila beson se do të ketë vazhdimësi të suksesshme të konstituimit të Kuvendit

Deputetja e GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, thotë se beson se vazhdimi i seancës...

Erblin Osmani zgjedh Kosovën, talenti i Bayern Munichut do të luajë për Dardanët

Erblin Osmani do të luajë për Kosovën. Lajmin e madh e ka konfirmuar sot...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...