LDK-ja, Azemi: Kjo qeveri kishte premtuar se do ta bëjë Dubravën 12 kat

LDK-ja, Azemi: Kjo qeveri kishte premtuar se do ta bëjë Dubravën 12 kat

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi në një konferencë të mbajtur për media, ka deklaruar se partia në pushtet ka dështuar në premtimin për të pasur një “qeveri me duar të pastra”.

Kjo pasi që instancat më të larta të tyre, nën dijeninë për korrupsion, po mbrojnë mafinë energjetike, në krye me Nagip Krasniqin dhe Martin Berishajn.

“Kjo qeveri kishte premtuar se do të bëj Dubravën 12 kat, e në fakt si erdhën në pushtet morrën nën mbrojtje mafinë energjetike në krye me Nagipin dhe Martinin. Në realitet, ajo çka po shohim është se korrupsionin nuk e kanë ndërmend ta luftojnë, e duart i kanë gjithçka përpos të pastra. Dëshmitë dhe raportimet e sotme, tregojnë qartë për përfshirjen direkte të instancave më të larta të VV-së në aferat korruptive të Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit. Jo shumë kohë më parë, VV i cilësonte reagimet tona në lidhje me këtë çeshtje si të pavërteta. Por, sot e pamë në mesazhet e publikuara që qysh atëherë këta vet, e kishin pranuar këtë korrupsion”, tha Azemi.

Azemi në konferencë tha se sot po shohim dhe bindemi, që kjo qeveri e ka mbrojtur njeriun e korruptuar, duke qenë plotësisht në dijeni për vërtetësine e akuzimeve.

“A mund sot të besojë dikush se kryeministri nuk është në dijeni për korrupsionin që po ndodhë përreth tij? Po shihet qartë se diçka e tillë po bëhet çdo ditë më vështirë e besueshme. Ne në LDK i mbështesim organet e Drejtësisë në hetimet e tyre në lidhje me aferat koruptive, dhe do ta vazhdojmë angazhimin tonë partiak deri sa të gjithë akterët e korruptuar të gjenden para drejtësisë”.

Ai ka theksuar se LDK i mbështet organet e drejtësisë në hetimet e tyre në lidhje me aferat koruptive, dhe do ta vazhdojë angazhimin partiak deri sa të gjithë akterët e korruptuar të gjenden para drejtësisë.