LDK e AAK me marrëveshje në Prishtinë, Mushica i AAK pritet të bëhet Drejtor i Sportit

LDK e AAK me marrëveshje në Prishtinë, Mushica i AAK pritet të bëhet Drejtor i Sportit

Ish-portieri i Kombëtares së Kosovës, Kushtrim Mushica, pritet të marrë detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinës.

Demokracia.com nga burime brenda kabinetit të kryetarit Përparim Rama ka mësuar se Mushica, i cili vjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do ta marrë drejtimin e kësaj drejtorie.

Mushica edhe para krijimit të qeverisjes së re në Prishtinë, kur LDK negocionte me AAK-në për krijimin e koalicionit ishte përfolur për Drejtor të Sportit.

Në kabinetin e Ramës priten edhe ndryshime të tjera për të cilat, Demokracia.com do të raportojë këto ditë.