LDK dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

LDK dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj dhe anëtari i kësaj partie Shkëmb Manaj kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese plotësim/ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë.

Deputeti Armend Zemaj para mediave tha se LDK mendon se  nuk duhet të jetë një administratë e politizuar, e cila dëmton edhe Kosovën.

“LDK, bashkë me ekspertët tanë dorëzuam kundërshtimin tonë për plotësim/ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë. Një ligj i cili ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, dhe i cili poashtu ka qenë edhe si vendim i Gjykatës Kushtetuese për papranueshmërinë e disa akteve të cilat kanë të bëjnë me ndërhyrje në administratën publike”, tha Zemaj.

Tutje, ai shtoi se deri tani është investuar që administrata të jetë e pavarur.