HomeSportLazio vihet pas Santiago Gimenez, Milani ende nuk vendos për të ardhmen...

Lazio vihet pas Santiago Gimenez, Milani ende nuk vendos për të ardhmen e sulmuesit

spot_img

E ardhmja e Santiago Gimenez te Milani vazhdon të jetë e paqartë.

Sulmuesi meksikan është futur në radarët e Lazios, me klubin kryeqytetas që po shqyrton mundësinë e transferimit të tij gjatë merkatos së verës.

Sipas raportimeve nga Italia, trajneri i ri i Lazios, Gennaro Gattuso, e vlerëson Gimenez si një profil ideal për repartin ofensiv dhe dëshiron ta ketë në skuadër sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, te Milani ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Drejtuesit kuqezi po analizojnë situatën e sulmuesit 25-vjeçar, i cili nuk arriti të përmbushë pritshmëritë pas transferimit të bujshëm nga Feyenoordi.

Dëmtimet dhe mungesa e vazhdimësisë kanë ndikuar në formën e tij, duke bërë që në klub të ketë diskutime për të ardhmen e lojtarit.

Milani investoi rreth 35 milionë euro për ta sjellë Gimenez në “San Siro”, prandaj nuk pritet ta lërë të largohet lehtësisht.

Nga ana tjetër, edhe vetë futbollisti ka shprehur në disa raste dëshirën për të treguar vlerat e tij me fanellën kuqezi, çka e bën edhe më të komplikuar çështjen e një largimi të mundshëm.

Për momentin Lazio mbetet e interesuar dhe po monitoron zhvillimet, por topi është në fushën e Milanit.

Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të kuptuar nëse Gimenez do të vazhdojë aventurën në Milano apo do të nisë një kapitull të ri në Serie A me fanellën bardhekaltër./Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...