Lavrov viziton Kinën për bisedime për luftën në Ukrainë

Lavrov viziton Kinën për bisedime për luftën në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov viziton Kinën të hënën dhe të martën për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe thellimin e partneritetit mes Moskës dhe Pekinit.

Bisedimet midis zotit Lavrov dhe ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi, i cili i bëri ftesën për vizitë ministrit rus, do të përfshijnë bashkëpunimin dypalësh si dhe “tema të nxehta”, siç është kriza në Ukrainë dhe rajoni i Azi-Paqësorit, tha Ministria e Jashtme ruse.

Sipas njoftimeve, presidenti rus Vladimir Putin do të shkojë në Kinë në maj për bisedime me presidentin kinez Xi Jinping. Vizita do të ishte udhëtimi i parë jashtë vendit i kreut të Kremlinit që kur moru mandatin e ri presidencial.

Kina dhe Rusia deklaruan një partneritet “të gjerë” në shkurt të vitit 2022 kur zoti Putin vizitoi Pekinin vetëm disa ditë para se të fillonte agresionin në Ukrainë, lufta më vdekjeprurëse tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Kinën si konkurrentin e saj më të madh dhe Rusinë si kërcënimin më të madh nga një vend. Presidenti amerikan argumenton se ky shekull do të përcaktohet nga një garë ekzistenciale midis demokracive dhe autokracive. /VOA