
Latifi: Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zenjullahu i dolën zot idealeve të lirisë
Sot, në 29-vjetorin e rënies, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka kujtuar veprën e heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zenjullahu.
“Kosovës kurrë nuk i munguan bijtë e saj që u dolën zot idealeve të lirisë. Zahiri, Edmondi dhe Hakifi, me sakrificën e tyre, dëshmuan herët se përballja me Serbinë ishte e pashmangshme dhe se liria do të fitohej pavarësisht çmimit që do ta paguajmë”.
“Më 31 janar 1997, populli ynë humbi tre pishtarë të lirisë, por fitoi tre heronj që u bënë frymëzim për mijëra të tjerë, duke i ngritur në këmbë për luftën çlirimtare”.
“Heronjtë dhe dëshmorët do të përkujtohen përjetësisht, sepse me gjakun e tyre i dhanë jetë lirisë në këto troje”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Lavdi dhe nderime për jetë të jetëve Zahirit, Edmondit dhe Hakifit!
