Latifi: Përmbusha edhe një zotim publik, 500 euro për çdo lindje

Latifi: Përmbusha edhe një zotim publik, 500 euro për çdo lindje

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi e ka mbajtur premtimin që ka dhënë gjatë fushatës elektorale.

Latifi kishte thënë së për çdo lindje në këtë komunë do të jepte 500 euro.

E në kuadër të kësaj ai ka lajmëruar sot se Komuna e Rahovecit do të ndajë 500 euro për çdo lindje nga janari i këtij viti.

“Sot, nënshkrova vendimin e parë të subvencionimit të lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.
Nga janari i këtij viti, çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, do të mbështetet me 500€ nga Komuna e Rahovecit” shkruan Latifi.