Latifi dhe Çeku shohin nga afër ecurinë e punimeve në Qendrën për Kulturë, Arte dhe Inovacion në Rahovec

Latifi dhe Çeku shohin nga afër ecurinë e punimeve në Qendrën për Kulturë, Arte dhe Inovacion në Rahovec

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizituan Qendrën për Kulturë, Arte dhe Inovacion në Rahovec, ku nga afër përcollën ecurinë e punimeve.

“Kjo qendër pritet të jetë një hapësirë moderne për zhvillim kulturor, krijues dhe inovativ për të rinjtë tanë”, ka thënë kryetari Latifi.

Ai ka theksuar se me Çekun diskutuan për projektet prioritare që i ka adresuar në MKRS, me theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës sportive.

“Ndër projektet e paraqitura janë: Ndërtimi i stadiumit të qytetit në Rahovec; Ndërtimi i stadiumeve të futbollit në Krushë të Madhe dhe në Ratkoc; Ndërtimi i stadiumit ndihmës në Xërxë; Ndërtimi i palestrës sportive në Krushë të Madhe; Sallat e edukatës fizike për shkollat në Krushë të Madhe, Xërxë dhe Malësi të Vogël; Fushat sportive të hapura në disa vendbanime; Projekti “Rregullimi i terreneve sportive”; Renovimi i Palestrës Sportive “Mizahir Isma”; Restaurimi i objektit përkujtimor për 64 të masakruar në Krushë të Madhe”, ka thënë ai.

Për stadiumin e qytetit, Latifi ka theksuar nevojën që të mundësohet nisja e procedurave të tenderimit pa vonesa, në mënyrë që të jenë të koordinuar dhe të gatshëm për çdo hap të mëtejmë.

“Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur që këto projekte të mos mbesin vetëm plane në letër, por të shndërrohen në realitet sa më parë”, ka thënë kryetari Latifi.