Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, morën pjesë të premten në ceremoninë e lansimit të Parakualifikimit për Projektin e Ruajtjes së Energjisë përmes Baterive, të cilat do të vendosen në qytetet Ferizaj dhe Istog.

Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri Kurti ka thënë se me lansimin e para-kualifikimit për ndërtimin e sistemeve të ruajtjes së energjisë me bateri që do të vendosen në Ferizaj dhe në Istog, shënojnë një tjetër ngjarje në kapitullin e investimeve dhe sigurisë energjetike të Kosovës.

“125 MW të këtij sistemi do të operojnë nën Korporatën për Ruajtjen e Energjisë dhe 45 MW të tjera nën KOSTT-in, të dyja këto ndërmarrje publike, të dyja në shërbim të vendit e të qytetarëve.
Me ndërmarrjet tona publike, me aleatin tonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, miq e partnerë, jetësojmë vizionin tonë për një sektor energjetik të qëndrueshëm dhe konkurrues”, ka thënë Kurti.