Lajmi i fundit: Vdes 21-vjeçari shqiptar në Itali, u godit nga një furgon

Lajmi i fundit: Vdes 21-vjeçari shqiptar në Itali, u godit nga një furgon

Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare, ka mbetur i vdekur pasi u godit nga një furgon në Itali.

Ai u përplas rreth orës pesë të mëngjesit jashtë komunës së Terranicës, ndërsa drejtuesi i mjetit ishte një 41-vjeçar.

Shoferi i tha policisë se pranë mbikalimit me pamje nga spitali i Fiorinit, furgoni i tij ka goditur diçka që nuk ka mundur ta deshifrojë menjëherë dhe pasi ka udhëtuar disa metra dhe është kthyer mbrapa për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur, raporton media italiane Lavioz.it.