HomeAktualeTahiri për Arlinda Zekajn: Të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi

Tahiri për Arlinda Zekajn: Të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi

spot_img

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar sërish për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke e cilësuar rastin si dështim të shtetit të Kosovës dhe të hierarkisë së tij institucionale.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se kjo ngjarje përbën një plagë të rëndë për shoqërinë, duke theksuar se institucionet përgjegjëse duhet të japin llogari për mosveprimin e mundshëm.

“Vrasja e Arlinda Zekajt ka të bëjë me dështim të shtetit të Kosovës dhe të hierarkisë së tij institucionale”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka përmendur Prokurorinë, Policinë, Qendrat për Punë Sociale dhe mekanizmat e tjerë përgjegjës, duke kërkuar që të mbahet përgjegjësi kur mosveprimi institucional çon drejt tragjedive të tilla.

Tahiri ka theksuar se lufta kundër dhunës në familje duhet të vazhdojë, duke bërë thirrje për kërkim të përgjegjësisë dhe veprim të vendosur për të parandaluar raste të ngjashme.

“Betejën kundër dhunës në familje nuk duhet ta ndalim. Duhet të flasim, të kërkojmë përgjegjësi dhe të ecim përpara me vendosmëri”, ka deklaruar Tahiri.

Lajmet e Fundit

Vendoset gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale në Bare

Në fshatin Bare është vendosur gurthemeli i fushës së tretë sportive multifunksionale, duke përmbyllur...

Për çështje familjare, Jakup Krasniqi vjen në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kosova si fuqi globale e xhudos!

Në kuadër të International Strategy Forum Kosova 2026, u zhvillua paneli “Kosova as a...

Albert Krasniqi për Gjykatën Speciale: Është pikërisht ajo që tha Thaçi, politikë

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”, ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke thënë se është organizatë...

Më të lexuarat

Kosova dhe ripërballja me krizën energjetike

Shkruan: Ethem Çeku Ripërsëritja e krizave energjetike në Kosovë pasqyron dobësi strukturore dhe gabime të...

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...