Lajçak takohet me Vuçiqin në Beograd

Lajçak takohet me Vuçiqin në Beograd

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, është takuar të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç ka bërë të ditur Lajçak, ditë më parë, ai është në Beograd për t’u përgatitur për takimin e radhës ndërmjet dy palëve, në nivel të kryenegociatorëve.

Javën e kaluar ai ka qenë në Prishtinë për arsyen e njëjtë, raporton Rel.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Lajçak ka thënë se është arritur pajtueshmëri për rundin e ri të dialogut mes kryenegociatorëve – Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit – mirëpo nuk ka dhënë hollësi se kur do të zhvillohet takimi.

Ai e ka konfirmuar që Serbia është tërhequr prej letrës së dërguar në Bruksel vitin e kaluar, në të cilën ka shprehur rezerva për zbatim të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si për Aneksin e zbatimit.