Lajçak pas takimeve me Osmanin e Kurtin: Diskutimet do të ndihmojnë në krijimin e zgjidhjeve
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka bërë një përmbledhje të takimeve që ka zhvilluar në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.
Lajçak përmes një postimi në Facebook, ka theksuar pjesëmarrjen e tij në drekën tradicionale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, derisa ka përmendur diskutimet për Ballkanin Perëndimor.
Mes tyre ka ndarë edhe fotografi nga takimet e zhvilluara me përfaqësues të shteti të Republikës së Kosovës, me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Në fund, ka shprehur besim se diskutimet që kanë pasur do të ndihmojnë në krijimin e zgjidhjeve efektive për sfidat me të cilat përballemi globalisht.