Lajçak: Me Bislimin e Petkoviqin ramë dakord për një sërë hapash

Lajçak: Me Bislimin e Petkoviqin ramë dakord për një sërë hapash

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimeve bilaterale dhe atij trelateral me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe atë serb, Petar Petkoviq.

Lajçak tha se me Bislimin dhe Petkoviqin folën për një gamë të gjerë çështjesh “dhe ramë dakord për një sërë hapash vijues”.

“Sapo përfunduan më shumë se shtatë ore takime në nivelin e kryenegociatorëve me zëvendëskryeministrin Petar Petkoviq dhe drejtorin Petar Petkoviq. Ne diskutuam një gamë të gjerë çështjesh dhe ramë dakord për një sërë hapash vijues”, tha Lajçak.

Për takimin, Bislimi tha se pala serbe s’ishte e interesuar të fliste për planin e sekuencimit por vetëm për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.