Lajçak: Këtë javë, fokusi te takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për të zhdukurit

Lajçak: Këtë javë, fokusi te takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për të zhdukurit

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, tha se fokusi i kësaj jave në Bruksel do të jetë te takimi i parë i Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë.

Në postimin e bërë në Facebook, Lajçak nuk dha ndonjë datë konkrete për takimin.

Ky komision është pjesë e Deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë arritur në vitin 2023, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.