Lajçak diskuton me O’Brien dhe Kasanof për dialogun Kosovë-Serbi
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se ka zhvilluar “diskutim strategjik” për dialogun me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, dhe me të emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexender Kasanof.
“Gjithmonë është e dobishme të kemi diskutim strategjik për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe dinamikat rajonale me ndihmësekretarin Kasanof dhe emisarin Kasanof. Mirëpres vazhdimin e bisedës sonë javën e ardhshme në Bruksel”, shkroi Lajçak në X.
Always useful to have a strategic discussion about the Dialogue on normalisation of relations between Kosovo and Serbia and regional dynamics with 🇺🇸 @StateEUR O’Brien and 🇺🇸DAS Kasanof. Looking forward to continuing our conversation next week in Brussels! pic.twitter.com/seXA06jSMT
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 24, 2024