Lahi Brahimaj: Prekazi, vend i shenjtë i sakrificës kombëtare, sot na mblodhi përsëri
Kandidati për deputet nga AAK-ja, Lahi Brahimaj, ka thënë se Takimi me vëllezërit e armëve, Gjeneral Ilaz Dergutin e Gjeneral Fadil Kodrën, na solli kujtime të paharruara nga ditët e luftës.
“Bashkë me shumë bashkëluftëtarë, shokë e miq, ndamë kujtime nga ato ditë të vështira por krenare të rezistencës sonë”.
“Prekazi mbetet tempull i lirisë sonë, ku çdo pëllëmbë tokë flet për trimërinë e bijve të kombit që u bënë pishtarë të lirisë së Kosovës”, ka shkruar Brahimaj në Facebook, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit mban numrin 90 në listën e AAK-së.