Laboratori i drogës në Prishtinë, nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit
Nga një muaj paraburgim iu është caktuar dy të dyshuarve për laboratorin e drogës që u shkatërrua nga policia gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Hyzri Talla”.
Kështu bëjnë të ditur, burimet e Klankosova.tv
Lidhur me rastin pati informuar edhe ministri i Brendshëm ,Xhelal Sveçla.
Ndryshe, aksioni për këtë rast, sipas Policisë, erdhi pas një hetimi 10 mujor, ku u aplikuan edhe masa të veçanta hetimore.
Gjatë bastisjeve është gjetur një sasi droge e llojeve heroinë dhe kokainë dhe mjete pune për përpunimin e substancave narkotike, si dhe një sasi droge në gjendje të ngurtë prej rreth shtatë kilogramë.