Ky është potenciali prodhues për municion e armë i vendeve që kufizojnë Kosovën (VIDEO)
Nga shtetet që rrethojnë Kosovën, Serbia prinë dukshëm me kapacitetet e saj për prodhim armësh e municionesh.
Për këtë, ajo ka tetë fabrika të mëdha shtetërore e dhjetëra tjera private.
Shqipëria kishte tri të tilla, të cilat nuk janë më aktive. Në Mal të Zi janë dy uzina armësh të mëdha, e në Maqedoni të Veriut një.
Kjo e fundit, sikur edhe Shqipëria, njoftuan gjatë 2024-ës se do t’i shtojnë kapacitetet e veta prodhuese luftarake.
Ngjashëm edhe Kosova ka njoftuar se do ta ndërtojë fabrikën e parë shtetërore për prodhim të dy lloje plumbash.