Kuvendi i Shqipërisë i miraton ndryshimet në Qeverinë Rama
Kuvendi i Shqipërisë i ka miratuar të martën ndryshimet në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, me gjithë kundërshtimet e mëdha nga opozita.
Deputetë të opozitës e bllokun foltoren e Kuvendit duke hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Rama dhe kryetares së deritanishme të Kuvendit, Lindita Nikolla, duke deytruar pjesëtarët e Gardës të rreshtohen për të krijuar kordon para kabinetit qeveritar.
Ata e pamundësuan mbajtjen e votimit të fshehtë dhe deputetët e shumicës u detyruan të votojnë në mënyrë të hapur elektronike për emërimin e ministrave të rinj. Disa deputetë hodhën ujë dhe kartonë, që përdoren gjatë votimit, në drejtim të Ramës dhe ministrave.
Me votat e shumicës, Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm, Piro Vengu ministër i Mbrojtjes dhe Petrit Malaj ministër i Financave. Ndërsa, Taulant Balla, u emërua ministër i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin.
Elisa Spirapoli u emërua kryetare e re e Kuvendit të Shqipërisë, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës ditë më parë për arsye shëndetësore.