Kuvendi i Kosovës, dhjetëra ligje e nisma rrezikojnë të dështojnë (VIDEO)
43 muaj nuk mjaftuan e në tri të mbetur po kërkohet zgjidhja.
Dhjetëra nismat e ligje në të cilat u punua këto tri vjet e gjysmë nga kjo legjislaturë e Kuvendit, rrezikojnë të kthehen në pikën zero, nëse nuk miratohen deri në fund të vitit.
Pushteti nuk e ka shumicën aktualisht, e bartjen e tyre në tjetrin mandat s’e lejon rregullorja.
Seanca e fundit më 26 shtator, ku në votim kishte marrëveshje ndërkombëtare e projektligje, dështoi për mungesë numrash.