
Kuvendi i FFK-së mblidhet sot, Agim Ademi drejt një mandati të ri
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës mbahet sot (e enjte) në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00, në Hotel Emerald.
Ky Kuvend do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalet zyrtare të FFK-së.
Presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi, është kandidati i vetëm në këtë kuvend zgjedhor, ku pritet të rikonfirmohet edhe për një mandat të ri në krye të federatës.
