“Kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë do të trajtohet si armik, do të jetë në burg apo do të ikë nga vendi”
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, për temën e hapjes së urës së Ibrit deklaroi se kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë do të trajtohet si armik i Kosovës.
Sipas tij, dikush që vë në rrezik ushtarët amerikanë “ose do të jetë në burg ose do të ikë e fshehet nga Kosova! Pavarësisht çfarë shtetësie ka dhe çfarë detyre ka, ai-ajo-ata do të ndëshkohen!”.
Postimi i tij i plotë:
Kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, as nuk i takon Kosovës dhe as nuk do t’i takojë Kosovës. Është vetëm kundër Kosovës. Dhe, si armik i Kosovës do të trajtohet!
Prandaj, ose do të jetë në burg ose do të ikë e fshehet nga Kosova! Pavarësisht çfarë shtetësie ka dhe çfarë detyre ka, ai-ajo-ata do të ndëshkohen!
P. S
Të gjithë ju që keni përgjegjësi shtetërore, nëse e gjeni veten këtu, pas lutjes (edhe publike) amerikane për Qeverinë e Kosovës, dijeni se s’do ta keni mbrojtje petkun që ju mbështjellë përkohësisht!