
Kush ia bën votat presidentit? – Ja skenarët sipas gazetarëve (VIDEO)
Gazetari Ardian Gaxherri ka folur rreth skenarëve për mundësimin e votave për zgjedhjen e presidentit në mars.
Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari më shumë foli rreth LDK-së, dhe mënyrës së si kjo parti mund të arrijë marrëveshje politike me partinë në pushtet, transmeton Klankosova.tv.
“Lumiri veç e njeh këtë strukturë, është i afërt me këtë strukturë, e dinë ku janë gabimet çka është shumë e rëndësishme, sepse ka udhëhequr me LDK-në për pesë vjet, dhe e dinë ku janë problemet e ku duhet me rregullu. Ai e ka një strategji më të mirë, dhe nëse qëndron në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës gjërat do të ndryshojnë. Por një njeri nuk mundet me i bë ballë 50 për qindëshit të Kurtit, sepse nuk është krijuar si imazh as ai, as Bedri Hamza e as zotëri Haradinaj, prandaj i duhet ndihma e madhe e gjithë akterëve të partisë së tij, në mënyrë që të rritet. Përndryshe kur jemi te presidentja, nëse ai [Lumir Abdixhiku] bën ndonjë marrëveshje politike me zotëri Kurtin, padyshim që do të përfitojë”, tha Gaxherri në Klan Kosova.
Nga ana tjetër, gazetari Arlind Imeri tha se pak e rëndësishme është emri i presidentit që do të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Është shumë e parëndësishme se cili është emri i presidentit. Por LDK-ja ka përçuar një mesazh”, tha ai.
