Kusari për iniciativën e VV-së për të shkarkuar bordin e KPM-së: Tronditëse

Kusari për iniciativën e VV-së për të shkarkuar bordin e KPM-së: Tronditëse

Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ka thënë se dëgjimi mbikëqyrës për Komisionin e Pavarur të Mediave, i organizuar sot nga deputetët e VV-së të Komisionit Parlamentar për Media ishe ndërhyrje e frikshme politike në pavarësinë e KPM-së.

Ajo tha se në dëgjim u përmend edhe iniciativa e VV-së për të shkarkuar anëtarët e pavarur të KPM-së, gjë për të cilën tha se ishte tronditëse.

“Pavarësia e një institucioni kushtetues nënkupton që anëtarët i marrin vendimet sipas bindjeve dhe profesionalizmit të tyre, jo sipas tekeve të deputetëve. Thirrja me urgjencë e anëtarëve të KPM-së që t’i japin shpjegime deputetëve është njëjtë sikur deputetët t’i ftojnë gjykatësit t’i shpjegojnë vendimet e tyre në Kuvend”.

“I përgëzoj anëtarët e KPM-së për prezantimin profesional, për argumentimin fantastik ligjor dhe për ruajtjen e profesionalizmit derisa u sulmonin pa bazë dhe ashpër nga ana e deputetëve për konsum të votuesve”, shkroi Kusari në Facebook.

Më tej, ajo tha se është krenare me prezantimin e shumicës së përbërjes së Komisionit të Pavarur të Medaive dhe se sipas saj, të gjithë duhet ta mbrojnë KPM-në.