Kusari-Lila thotë se opozita nuk ka konsensus të brendshëm për ta shkarkuar Kurtin
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë të hënën se si subjekt politik nuk do të mbështesin kërkesën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë te një grupi parlamentar individualisht.
Ajo ka thënë se opozita aktuale nuk ka konsensus të brendshëm për ta shkarkuar Kurtin.
E përfaqësuesit e opozitës edhe të hënën kanë kërkuar zgjedhje të reja të parakohshme me arsyetimin se kjo qeveri përpos që nuk ka bërë asgjë, është duke prishur edhe raportet me aleatët strategjikë të Kosovës.