
Kusari-Lila akuzon partitë politike për bllokimin e konstituimit të Kuvendit
Pas dështimit të 19 për të konstituuar Kuvendin, deputetja Mimoza Kusari-Lila ka akuzuar partitë e tjera politike për këtë gjë.
Kusari-Lila në një deklaratë për media ka thënë se kryeparlamentari i takon partisë fituese të dala nga zgjedhjet e fundit dhe se partitë e tjera politike po e bllokojnë këtë proces.
“Siç e patë dhe vet jemi dëshmitar të dështimeve të konstituimit të Kuvendit për të 19-tën herë. Në situatën aktuale e kemi të paqarta se cila është kërkesa e opozitës në këtë situatë. Është e qartë se edhe kryeparlamentari i takon partisë së parë dhe në këtë premisë jemi duke e bërë propozimin, përderisa partitë tjera nuk po marrin pjesë në votim. Në rrethanën në të cilën jemi, bllokuesit e vetëm janë partitë që nuk po marrin pjesë në votim”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo po ashtu tha se kjo situatë do të mbetet e tillë pasi partitë politike po prezantojmë qëndrime politike kundrejt një të drejte kushtetuese që e ka LV-ja.