
Kurti voton: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ushtruar të drejtën e votës.
Ai ka ftuar qytetarët për pjesëmarrje masive në zgjedhje.
“Sot është një ditë edhe e bukur edhe e rëndësishme. I ftoj të gjithë qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e votës, ta përdorin mundësinë për t’u përcaktuar për përbërjen e Kuvendit të ardhshëm. Uroj, besoj dhe punojmë që legjislatura e 10-të të konstituojë sa më shpejt Kuvendin e ardhshëm dhe, njëkohësisht, ta formojë qeverinë e re. I falënderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në fushatë, pastaj për durimin, vëmendjen dhe angazhimin që kanë treguar. Gjithashtu shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive, sepse dalja e lartë reflektohet në cilësinë e zgjedhjeve dhe në legjitimitetin e institucioneve. Gëzuar të gjithëve!”
