
Kurti: Vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së ndaj Kosovës
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, të cilin e uroi për pozitën e re dhe i shprehu mirëseardhjen në vendin tonë.
Përmes një njoftimi për medie bëhet ditur se në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët.
“Qeveria e Republikës së Kosovës punon ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë”, thuhet në njoftim.
Tutje, kryeministri Kurti e falënderoi Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk për bisedën e takimin e sotëm duke theksuar e vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së ndaj shtetit tonë.