Kurti viziton objektin e ri të Konsullatës në Hamburg
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Hamburg të Gjermanisë, e ka vizituar objektin e ri të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës.
Kurti tha se objekti i ri i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës gjendet në Rotherbaum, në një nga lagjet, sipas tij, më të bukura të qytetit të Hamburgut.
“Ndërrimi i objektit të konsullatës është një dëshmi e qartë e angazhimit të Qeverisë së Kosovës për të mbrojtur imazhin e Republikës së Kosovës kudo në botë dhe për të ofruar shërbime sa më të mira konsullore për qytetarët tanë”, tha ai.