HomeEkonomiKurti viziton Doganën: Të hyrat janë rritur 6%, arrijnë në 1.347 miliardë...

Kurti viziton Doganën: Të hyrat janë rritur 6%, arrijnë në 1.347 miliardë euro

spot_img

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri në detyrë i Financave, Hkuran Murati, ka vizituar Doganën e Kosovës.

Kurti është pritur nga drejtori i Doganës, Agron Llugaliu.

“Me 1 miliard e 347 milionë euro të hyra deri tani apo 6% më shumë se sa vitin e kaluar, Dogana e Kosovës po vazhdon me rritjen e pandërprerë dhe të ndjeshme të performancës. Nga viti 2021 deri më 2025, rritja mesatare e të hyrave ka tejkaluar gati trefish normën e rritjes ekonomike, periudhë gjatë së cilës janë arkëtuar gjithsej 8 miliardë e 380 milionë euro”, ka thënë Kurti, duke shtuar se paralelisht, janë ndërmarrë reforma të rëndësishme për lehtësimin e veprimtarisë së bizneseve, përfshirë përmbylljen e shtetëzimit të terminaleve doganore dhe zbatimin e deklarimit të mallrave para arritjes, i cili ka kontribuar në reduktimin e kohës së procesimit me rreth 70 për qind. “Krahas shtimit të efikasitetit në mbledhjen e të hyrave, Dogana ka forcuar edhe kontrollet kufitare dhe përdorimin e teknologjisë. Funksionalizimi i skanerit në Merdarë ka rritur kapacitetet për identifikimin dhe parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme. Në vijimësinë e modernizimit, po përparojnë edhe projekte të reja strategjike, përfshirë Dritaren e Vetme Kombëtare, Tranzitin e Përbashkët, automatizimin e mëtejmë të proceseve dhe forcimin e kapaciteteve teknologjike të Doganës së Kosovës”, ka thënë Kurti pas kësaj vizite.

Lajmet e Fundit

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

ATK dhe Dogana forcojnë bashkëpunimin kundër ekonomisë joformale

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, së shpejti do të...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...