Kurti uron vajzat hendbolliste të U18 për fitoren në Uzbekistan

Kurti uron vajzat hendbolliste të U18 për fitoren në Uzbekistan

Kryeministri Albin Kurti i ka uruar vajzat hendoblliste të U18 që janë bërë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ka thënë se vajzat hendbolliste kanë arritur sukses në historinë e Kosovës.

“Kosova në Botëror! Vajzat tona hendbolliste në U-18, sot u bënë kampione të garës ‘IHF Trophy Intercontinental’, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Uzbekistan”.

“Me katër fitore të njëpasnjëshme, ato arritën suksesin historik të Kosovës duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024. Shumë urime dhe shumë sukese në rrugëtimin e botërorit”, ka thënë Kurti.