Kurti uron Ditën Memoriale të komunitetit egjiptian

Kurti uron Ditën Memoriale të komunitetit egjiptian

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Ditën Memoriale të komunitetit egjiptian në Kosovë, duke theksuar se republika jonë është republikë e të gjithëve.

“Në Ditën Memoriale të komunitetit egjiptian në Kosovë festojmë kontributin e vazhdueshëm dhe rolin qenësor të pjesëtarëve të tij në shoqërinë tonë, në shtetin tonë. Gjatë këtyre më shumë se tri vjet qeverisje, mirënjohjen ndaj jush e kemi shprehur me mbështetje institucionale në arsim përmes bursave të studimit e qendrave të mësimit, në mirëqenie përmes punësimit dhe programeve për praktikë në punë, ndërtimit dhe renovimit të shtëpive dhe projekteve infrastrukturore, e në ndërmarrësi përmes granteve për biznese të vogla”.

“Republika jonë është republikë e të gjithëve. Zhvillimi dhe progresi është i qëndrueshëm atëherë kur është i gjithmbarshëm. Në këtë ditë i gëzohemi arritjeve të përbashkëta, rreshtohemi përballë sfidave dhe zotohemi për punë dhe bashkëpunim në përmirësimin e mëtejmë të mirëqenies, pozitës dhe mundësive tuaja në vendin tonë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.