Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë kanë edhe 54 orë kohë për t’ia dorëzuar raportin lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Gjatë përurimit të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë, Kurti theksoi nevojën për hetim të plotë të rastit dhe identifikimin e dështimeve të mundshme institucionale.
Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për rastet e tjera të dhunës ndaj grave, të cilat vazhdojnë të jenë të rrezikuara nga personat që i kërcënojnë.

