HomeAktualeKurti u dërgon ftesa për takim PDK-së, LDK-së dhe Aleancës 

Kurti u dërgon ftesa për takim PDK-së, LDK-së dhe Aleancës 

spot_img

Kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka dërguar ftesë për takim kreut të PDK-së, Bedri Hamza, të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kreut të Aleancës, Ardian Gjini.

Letra dërguar krerëve partiakë vjen një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të qershorit.

Pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së, kryetari Bedri Hamza tha se Kurti në letrën e tij kishte propozuar që takimi të mbaj sot në orën 17:00 apo nesër në ora 8:00, në ora 9:00, ose ora 18:00.

“Unë ja ktheva shkresën që PDK është e gatshme të takohet nesër në orën 09:00 në ambientet e Kuvendit”, tha Hamza.

Ai tha se vendi po përballet me vakum institucional dhe të gjithë duket të sillen në mënyrë të përgjegjshme.

“Nuk jam kundër që të ketë takime, mirëpo para se të flasim për pozitat, e kam thënë dhe po e përsëris, janë tepër të rëndësishme prioritetet, vizioni për të ardhmen, programi, adresimi i sfidave të cilat i ka Kosova. Nëse nuk ka dakordim për këto, nuk është qëllimi i PDK-së t’i ketë një numër të caktuar të ministrive, ta ketë një kryetar të Kuvendit apo presidentin apo çfarëdo qoftë”, tha Hamza.

Ndërkaq, në një komunikatë të lëshuar, PDK tha se përgjegjësia kushtetuese dhe politike për formimin e institucioneve i takon LVV-së, si parti fituese e zgjedhjeve.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...