Kurti tha se shkon kudo që e thërrasin, reagon Jasharaj: Kryeministër, eja javën e ardhshme në SBAShK

Kurti tha se shkon kudo që e thërrasin, reagon Jasharaj: Kryeministër, eja javën e ardhshme në SBAShK

Kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj duket se i kanë lënë përshtypje deklarata e kryeministrit Albin Kurti, i cili një ditë më parë gjatë një tubimi në Prishtinë për zgjedhjet Luginë të Preshevës tha se shkon aty ku e thërrasin.

E pas kësaj ka reaguar të enjten kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj i cili e ftoi kryeministrin që javën e ardhshme të vizitojë SBASHK-un.

“E pata vështirë të besoj dhe prandaj e dëgjova disa herë dhe pastaj po ashtu disa herë e lexova me kujdes dhe u binda kryeministri e paska thënë se shkon aty ku e thërrasin. Ky deklarim i tij më bëri që ta kritikoj kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, por edhe të bëhem vetëkritik. Ne i kemi dërguar dhjetëra kërkesa kryeministrit në emër të BSPK-së dhe shumë kërkesa ministres Nagavci për takime e për të bashkëbiseduar për gjithë shqetësimet dhe kërkesat e anëtarësisë, por u kemi thënë se takimet t’i mbajmë të ata dhe meritojmë kritika se e paskemi harruar traditën shqiptare të mikpritjes dhe në shkresat tona për takime as edhe një herë nuk u kemi thënë ejani te ne. Tani kur e mësova këtë dëshirë të kryeministrit dhe qeverisë së tij se duhet t’i thërrasim se kafe e çaj kemi edhe ne, publikisht po i drejtohem kryeministrit Kurti që ta marrë ministren Nagavci e ministrin Murati dhe të vijnë javën e ardhshme në SBAShK”, ka thënë në deklaratën për medie, Rrahman Jasharaj.