HomeAktualeKurti takon të Dërguarën e Posaçme britanike për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen...

Kurti takon të Dërguarën e Posaçme britanike për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce

spot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se sot është takuar me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

Sipas Kurtit, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike dhe të sigurisë, marrëdhëniet Kosovë–Serbi, shqiptarët në Luginën e Preshevës, si dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Kurti ka thënë se e ka falënderuar Pierce për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar kundër glorifikimit të kriminelëve të dënuar të luftës, ndërsa ka vlerësuar mbështetjen britanike për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Shpreha shqetësimin për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në shkallën e parë të Dhomave të Specializuara. Procesi nuk ka përfunduar dhe presim që në apel të adresohen padrejtësitë dhe mangësitë e këtij aktgjykimi”, ka shkruar Kurti.

Në takim, sipas tij, është diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Kurti ka theksuar se Kosovën dhe Mbretërinë e Bashkuar i lidh historia e çlirimit dhe shtetndërtimit, si dhe perspektiva e përbashkët euroatlantike.

Në fund të takimit, Kurti ka bërë të ditur se i ka uruar paraprakisht ditëlindjen Dame Karen Pierce, e cila feston ditëlindjen të enjten, duke i dhuruar edhe një kujtim nga Republika e Kosovës.

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...