Kurti takon presidentin e ri të Këshillit Evropian

Kurti takon presidentin e ri të Këshillit Evropian

Kryeministri Albin Kurti ka takuar në Bruksel presidentin e ri të Këshillit Evropian, António Costa, i cili ishte edhe  nikoqir i darkës me liderë të Ballkanit Perëndimor.

Kurti ka theksuar se Kosova është e përgatitur dhe e përkushtuar që të përparojë në rrugën drejt BE-së.

“Duke e uruar për detyrën e re dhe suksese të shumta gjatë angazhimit të tij, i ofrova bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë, gjersa vendi ynë mbetet i palëkundur në përkushtimin për integrim brenda familjes evropiane, aty ku Kosova përket”, ka shkruar Kurti në Facebook.