
Kurti takon Fidanin në Mynih, e falënderon për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Mynih me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Në komunikatë bëhet e ditur se Kurti tha se Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta dhe bashkëpunim të afërt në shumë fusha, përfshirë ekonomi dhe mbrojtje.
Ai e falënderoi ministrin Fidan për mbështetjen e Turqisë për Kosovë në rrafshin ndërkombëtar, kontributin në sigurinë e Kosovës përmes KFOR-it dhe partneritetin në zhvillimin e industrinë vendore të mbrojtjes me marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë turke MKE për funksionalizimin e fabrikës së municionit.