Kurti takohet me O’Brien, ja për çfarë biseduan
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar Zëvendës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien në Davos të Zvicrës.
Kurti tha se O’Brein vlerësoi progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës, teka bëri të ditur se ai e njohu përmbajtjen e Kosovës përballë sulmeve dhe provokimeve.
“Një kënaqësi për t’u takuar me O’Brien pas mbërritjes në Davos. Ai shprehu vlerësimin për progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe pranoi përmbajtjen tonë përballë sulmeve dhe provokimeve. SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, ka shkruar Kurti në platformën “X”, të martën.