Kurti sulmoi mediat, Çitaku: Një qasje e tillë është joetike dhe neveritëse

Kurti sulmoi mediat, Çitaku: Një qasje e tillë është joetike dhe neveritëse

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas sulmit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një organizimi në Nju Jork ka sulmuar mediat dhe ish-qeverisjet e kaluara.

“Në vend që të angazhohet për t’i sjell Kosovës ndonjë njohje apo investim, kryeministri paska shkuar në Nju Jork për të marrë pjesë në një takim të Internacionales Socialiste, dhe aty paska zgjedhur që të sulmojë mediat dhe ‘regjimin e vjetër’”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

“Kryeministër, një qasje e tillë është jo etike, jo patriotike, e papërgjegjshme dhe neveritëse. Në mungesë të sukseseve në qeverisje, gjuha e Kryeministrit është reduktuar në akuza, sharje e shpifje për këdo që nuk mendon si ai. Polarizimi, popullizmi dhe armiqësimi janë mjetet e vetme të punës që e njeh kjo kastë qeverisëse”, ka shkruar ajo.