Kurti: Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, një prej qendrave më të mira në Kosovë

Kurti: Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, një prej qendrave më të mira në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në përurimin e shtëpisë se Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë.

“Shtëpia e re e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, që e përuruam mbrëmë, është një prej qendrave më të mira në Kosovë për nga hapësira, për nga funksioni, dhe për nga mundësitë që i ofrohen komunitetit artistik edhe përtej komunës së Suharekës”.

“Ajo do të shërbejë si shtëpi e artit dhe kulturës, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata të cilët duan të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore dhe shoqërore të Suharekës, e që rrjedhimisht, bashkërisht kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie më të pasur intelektualisht dhe shpirtërisht”, ka shkruar Kurti në Facebook.