HomeAktualeKurti shkruan për vizitën në SHBA

Kurti shkruan për vizitën në SHBA

spot_img

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një përmbledhje të vizitës së delegacionit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kurti, përmes një postimi, ka thënë se gjatë qëndrimit në New York ka zhvilluar takime me liderë dhe zyrtarë të lartë të shteteve mike të Kosovës, drejtues të institucioneve ndërkombëtare, si dhe me përfaqësues të mërgatës shqiptare.

Sipas tij, gjatë këtyre takimeve janë diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, si dhe çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kurti ka theksuar se për herë të parë shqiptarët e Luginës së Preshevës ishin pjesë e delegacionit shtetëror të Kosovës.

“Javën që po e lëmë pas ishim për vizitë në SHBA për Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se në takime është biseduar edhe për ekonominë dhe zhvillimin, sigurinë dhe mbrojtjen, si dhe për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.

Video: https://www.facebook.com/share/r/1PufPQUYZK/

Lajmet e Fundit

Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të premten se do të ketë “lajme të...

Dy të vrarë dhe një i plagosur në Gjilan, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Një burrë dyshohet se i ka vrarë dy persona dhe e ka plagosur një...

Agim Ademi pret Shqiptar Gubetinin, vlerëson kontributin e mërgatës në futbollin shqiptar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim...

FFK fillon ndarjen e çmimit “Futbollistja e Muajit” në Siguria Superligë, Alba Shabani shpallet më e mira e shtatorit

Federata e Futbollit e Kosovës ka nisur një iniciativë të re me synim promovimin,...

Më të lexuarat

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...

Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës

Valon Murati Se qasja e Dhomave të Specializuara ka qenë së paku thënë e çuditshme...

ZGJIMI I DHIMBSHËM…

Pandeli Majko  Vendimi i datës 16 shtator në gjykatën e Hagës ka tejkaluar kufijtë e...